Një nga biznesmenët e njohur në fushën e hotelerisë në San Torini është gjetur i vdekur ditën e sotme.
Biznesmeni u gjet i djegur nga njerëz të Shërbimit Zjarrfikës, të cilët u thirrën për të shuar një flakë në zonën Osia.
Rreth orës 9 të mëngjesit, banorët e zonës thirrën Departamentin e Zjarrfikësve ndërsa panë tym nga brenda hotelit.
Kur mbërritën katër zjarrfikësit ato vërejtën se vendi i vetëm ku kishte vatër zjarr ishte në trupin e pronarit 69-vjeçar.
Disa persona ende të paidentifikuar i kishin vënë zjarrin për ta djegur, ndoshta i gjallë. Vendi u rrethua menjëherë dhe u thirr Policia.
Askush nuk mund ta dijë se çfarë ka ndodhur më parë dhe nëse autori ose autorët e kanë goditur dhe më pas janë përpjekur të djegin 69-vjeçarin për ta zhdukur.
Sidoqoftë, pjesa tjetër e hotelit nuk u shqetësua.
Çështja u konsiderua shumë serioze dhe për këtë arsye oficerët e policisë nga departamenti i vrasjeve të Attica Security do të shkojnë nesër në ishullin e San Torinit, për të ndihmuar në hetimet, për shkak të përvojës së tyre.