Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Dhuna ndaj grave/ Gramoz Ruçi, letër drejtorit të Policisë: Sistemi i drejtësisë, jo efektiv

Në kuadrin e ditëve të fushatës kundër dhunës ndaj grave, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi u është drejtuar me një letër krerëve të Drejtësisë dhe Policisë për zbatimin e legjislacionit kundër dhunës ndaj grave e vajzave.

Letra u është drejtuar Naureda Llagamit, kryetare e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Gent Ibrahimit, kryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Olsian Çelës, prokuror i Përgjithshëm dhe Ardi Veliu, drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

“Kuvendi i Shqipërisë, në dhjetor të vitit 2017, ka miratuar Rezolutën “Për dënimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave dhe rritjen e efektshmërisë së mekanizmave ligjore për parandalimin e tij”, shkruhet në letër.

Kuvendi i Shqipërisë, vijohet me tej, vëren se sistemi i drejtësisë nuk ka qenë efektiv sa duhet lidhur me hetimin dhe shqyrtimin e rasteve të dhunës në familje dhe të zbatimit të drejtë të dispozitave ligjore të Kodit Penal për dënimin e dhunuesve dhe ofrimin e shërbimeve për viktimat.

“Në këto kushte, kërkoj nga ana juaj të merrni masat e nevojshme për zbatimin rigoroz të dispozitave të Kodit Penal mbi dhunën në familje dhe dhunën ndaj grave”, shkruan në letrën e tij kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet