Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Britania i jep dritën jeshile vaksinës AstraZeneca, megjithë pikëpyetjet

Administrata Britanike i dha dritën e gjelbër vaksinës së kompanisë AstraZeneca për koronavirusin, megjithë pikëpyetjet e ngritura nga ekspertët lidhur me disa nga të dhënat e dala nga provat.

AstraZeneca ka thënë se mund të ndërmarrë një studim tjetër për të vlerësuar efikasitetin e vaksinës.

Britania i kërkoi entit rregullator të qeverisë të shqyrtojë nëse vaksina është gati për prodhim në masë.

Qeveria britanike ka siguruar 100 milionë doza të vaksinës, të krijuar nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit, sasia më e madhe që ajo ka porositur krahasuar me çdo vaksinë tjetër kandidate.

Disa shkencëtarë ngritën dyshime në lidhje me saktësinë e rezultateve që treguan se vaksina ishte 90% e efektshme tek një nëngrup pjesëmarrësish në prova, të cilëve gabimisht iu dha në fillim një gjysmë doze, e ndjekur nga një dozë e plotë.

Në garën globale për prodhimin e vaksinës kundër COVID-19, ajo e AstraZeneca-s mendohet se ofron një nga variantet më të mira për shumë vende në zhvillim për shkak të çmimit më të lirë dhe aftësisë për t’u transportuar në temperatura normale frigoriferi.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet