Vizita në Abu Dabi, Rama pritet në takim nga ministri i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe

Aktualitet
Vizita në Abu Dabi, Rama pritet në takim nga ministri i Jashtëm i

Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, kryeministri Edi Rama është pritur në një takim nga ministri i Jashtëm, Sheik Abdullah Bin Zayed Al Nahyan.

Takimi në fjalë vjen pas firmosjes së dy marrëveshjeve, njëra për fillimin e Rindërtimit të 2000 apartamenteve në Durrës dhe tjetra, për bashkëpunimin ekonomik ndërqeveritar me fokus investimet direkte.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kreu i qeverisë shqiptare shoqërohet në këtë vizitë nga ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj si dhe ministrja e Ekonomisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku.

ME TE LEXUARAT