Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Uzuni publikon foto, zbulon bisedën me Cristiano Ronaldon

“Një ngjitje e ngadaltë por me hapa të sigurt”, kështu mund të cilësohet karriera futbollistike e Myrto Uzunit, i cili pak vite më parë luante në “Superligën” shqiptare me ekipin e Laçit, ndërsa tanimë tregon vlerat në “Champions League”, duke i shënuar një gol Juventusit.

Një gol që e ka entuziazmuar shumë, por jo aq sa takimi në fund të ndeshjes me lojtarin që ai ka idhull, Cristano Ronaldon, të cilit i kërkoi edhe fanellën.

Lojtari i kombëtares kuqezi ka publikuar në rrjete sociale një fotot të fanellës së yllit botëror si edhe ka zbuluar se çfarë biseduan teksa të dy largoheshin nga fusha e lojës.

“Kjo foto dhe ky moment do të mbeten në memorien time gjatë të gjithë jetës, si një moment kur kthen ëndrrat në realitet.

Unë jam i lumtur që kam luajtur kundër idhullit tim CR7, lojtari më i mire në botë, shënova kundër skuadrës së tij dhe mora fanellën e tij në fund të ndeshjes… nuk ka fjalë për ta përshkruar çfarë po ndjej, e vetmja gjë që mund të them është…

Kurrë mos hiq dorë nga ëndrrat e tua, lufto për to me gjithçka që ke. Ëndrrat bëhen realitet dhe unë kam punuar shumë gjithmonë dhe kam besuar se mund t’ia dal.

Ronaldon e falënderova që shkëmbeu fanellën me mua, teksa nuk munda të rrijë pa i thënë as se është lojtari më i mirë në botë, ai më tha të vazhdoj të punoj dhe më falenderoi”, shkruante sulmuesi i përfaqësues shqiptare.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet