Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

U shpall i vdekur nga mjekët, burri ‘ringjallet’ pas tre orësh

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kenia, ku një burrë, i cili më parë ishte shpallur i vdekur nga mjekët, u kthye në jetë pas tre orësh.

Sipas mediave të huaja, punonjësit e spitalit po e përgatisnin për ta futur në morg dhe pikërisht në atë moment ai është ‘ringjallur’.

Bëhet fjalë për Peter Kigen, 32 vjeç, i cili u supozua i vdekur të martën pasi gjenjda e tij shëndetësore ishte rënduar dhe u dërgua me urgjencë në spitalin Kapkatet në qarkun Kericho.

Pasi u transferua në morg, Kigen tronditi stafin ndërsa ai papritmas u zgjua dhe ulërinte nga dhimbja, pasi mjekët i kishin prerë këmbën djathtë.

Kigen, i cili thuhet se vuante një sëmundje stomaku, u dërgua në spital nga familja e tij.

Mediat shkruajnë se vëllait të vogël të tij i kishte thënë një infermiere se pacienti kishte vdekur.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet