Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Tri makina përplasen në Rrugën e Kombit, humb jetën gruaja 70-vjecare

Një aksident automobilistik ka ndodhur në rrugën e Kombit. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të zonës së Rubikut janë përfshirë tre automjete, ku ka humbur jeten nje shtetase e identifikuar si Drane Nikolli, e moshës 70 vjeç e cila ka ndërruar jetë në vend, ndërsa një tjetër është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës, në Tiranë.

Ne vendngjarje është nevojitur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse të Mirditës, për nxjerrjen e personave nga makinat e dëmtuara. Policia ka mberritur në vendngjarje dhe po punon për shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Lezhë/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Milot-Rrëshen ,në vendin e quajtur “Skuraj”, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin Gj.N.,është përplasur me mjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin M.Sh.

Si pasojë e përplasjes ka marrë dëmtime duke gjetur vdekjen shtetasja D.N.,70 vjeçe, e cila ndodhej pasagjere në mjetin tip “Benz”,me drejtues shtetasin Gj.N.

Grupi hetimor ndodhët në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet