Tragjike në Kosovë, humb jetën nga koronavirusi 29-vjeçarja shtatzënë

Kosovë&Rajon
Tragjike në Kosovë, humb jetën nga koronavirusi

Ka ndërruar jetë sot një grua 29-vjeçare nga koronavirusi në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

E ndjera ka qenë shtatzënë në javën e 27-të, dhe ndonëse ka qenë nën monitorimin e konziliumit mjekësor, nuk është arritur të shpëtohet as foshnja, raporton Gazeta Shneta.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Lidhur me rastin Gazeta Express ka tentuar të bisedojë me drejtoreshën e Infektivës, Lindita Ajazaj-Berisha, por e njëjta nuk iu është përgjigjur thirrjeve telefonike.

As nga zyra për informim e QKUK-së nuk kanë folur për rastin.

Detaje të tjera pritet që të mësohen rreth ngjarjes së rëndë.

ME TE LEXUARAT