Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Tërmeti i 26 nëntorit, Manastirliu kujton sakrificën e mjekëve: Do ta fitojmë së bashku edhe këtë luftë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu me anë të një postimi në facebook ka kujtuar sakrificën e ekipeve mjekësore në shërbim të qytetarëve që u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar.

“Si sot një vit më parë ekipet tona mjekësore na dhanë një provë të jashtëzakonshme force e vetmohimi ndaj një tragjedie që goditi në zemër vendin tonë, tërmeti i 26 Nëntorit”, shkruan Manastirliu.Vendi ynë sot ndodhet në një tjetër sprovë që kërcënon shëndetin, ndaj Manastirliu jep një mesazh shpresëdhënës.

“Sot jemi në mes të një tjetër sprove, që kërcënon shëndetin dhe jetën por me përkushtimin dhe shpirtin e sakrificës të mjekëve dhe infermierëve tanë dhe me durimin e solidaritetin e të gjithëve, do ta fitojmë së bashku edhe këtë luftë”, është mesazhi i ministres Manastirliu.

Postimi i ministres Manastirliu:

Si sot një vit më parë ekipet tona mjekësore na dhanë një provë të jashtëzakonshme force e vetmohimi ndaj një tragjedie që goditi në zemër vendin tonë, tërmeti i 26 Nëntorit Sot jemi në mes të një tjetër sprove, që kërcënon shëndetin dhe jetën por me përkushtimin dhe shpirtin e sakrificës të mjekëve dhe infermierëve tanë dhe me durimin e solidaritetin e të gjithëve, do ta fitojmë së bashku edhe këtë luftë

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet