Sllovenia zgjat me një javë masat e shtetrrethimit të vendit

Bota
Sllovenia zgjat me një javë masat e shtetrrethimit të vendit

Qeveria sllovene vendosi sot të zgjasë me një javë të gjitha masat kryesore të bllokimit, duke përfshirë ndalimin e tubimeve, shkollimin në klasë, lëvizjen midis komunave dhe shtetrrethimin 21:00 – 06:00.

Transporti publik do të mbetet i mbyllur dhe regjimi aktual i vënies së maskave, i cili përfshin përdorimn e maskave në mjediset e ​​jashtme, do të qëndrojnë në fuqi për të paktën dy javë të tjera.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Qeveria do të miratojë një plan për një lehtësim të masave javën e ardhshme”, tha zëdhënësi i qeverisë, Jelko Kacin, për shtypin.

Gjithashtu, Kacin përmendi lehtësira të mundshme në lidhje me shërbimet ndaj individëve, si hapjen e parukeritë dhe qendrave të estetikës.

ME TE LEXUARAT