Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Skandali, punonjësi i morgut publikon foton me trupin e pajetë të Maradonës

Lajmi për vdekjen e Diego Maradonës tronditi Argjentinën dhe të gjithë botën.

Trupi i pajetë i një prej lojtarëve më të rëndësishëm të futbollit po mbahet në Casa Rosada në prani të familjes, miqve dhe mijëra tifozëve.

Ndërkohë është bërë virale fotografia e punonjësit të agjensisë funerale që pozoi krah trupit të Maradonës në arkivol.

Imazhi i publikuar nga televizoni argjentinas “Todo Noticias” u shpërnda menjëherë në rrjetet sociale dhe tregon burrin, që sheh kamerën dhe ngre gishtin e madh të dorës së majtë lart ndërsa me të djathtën ai prek ballin e ish-futbollistit.

Pronari i shtëpisë funerale Pinier tha se punonjësi u pushua nga puna dhe i kërkoi falje familjes së Maradona.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet