Kryeministri i shtetit të Turingisë në Gjermani ka njoftuar së fundmi se në në rrethin e Hildburghausen, do të nis testimi masiv kundër koronavirusit tek fëmijët.
Sipas mediave të huaja kjo zonë deri më tani është një nga zonat e nxehta të koronavirusit në Gjermani.
Rrethi i Gjermanisë Lindore regjistroi një rekord prej 603 rastesh për 100,000 banorë në shtatë ditët e fundit,
“Tani do të kryejmë testimet e para masive për fëmijë dhe të rinj, falas, duke filluar të martën e ardhshme.
Atëherë do të dimë për herë të parë sa të sigurta janë shkollat dhe kopshtet?” – tha Bodo Ramelow.
Rrethi Hildburghausen me 63,000 banorë ka aplikuar një bllokim rajonal që është më i rreptë se ai në fuqi në shtetin e Turingisë.
Kancelarja Angela Merkel ra dakord me udhëheqësit e 16 shteteve federale të mërkurën për të zgjatur dhe forcuar masat kombëtare kundër koronavirusit të paktën deri në 20 dhjetor, por lehtësoi rregullat mbi festat e Krishtlindjeve për të lënë familjet dhe miqtë të festojnë së bashku.