Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Rritet numri i viktimave në Itali, 822 të vdekur dhe mbi 29 mijë të infektuar

Italia ka raportuar 29.003 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit pas më shumë se 230 mijë tamponësh të kryera nga autoritetet shëndetësore në mbarë vendin.

Numri i viktimave vijon të jetë i lartë, ku 822 persona kanë humbur betejën me virusin, duke e çuar bilancin total të fataliteteve në 52 850.

Ditën e djeshme ishin 100 të vdekur më pak se sot dhe 25 853 të infektuar të rinj.

Një rritje të lehtë ka pësuar numri i pacientëve në terapitë intensive, ndërsa numri i të shtuarve në spitalet covid është ulur me 275 më pak se dje.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet