Aktori i njohur i humorit ka treguar dje më shumë detaje për marrëdhënien me të dashurën e tij, Egli Takon.
Ai duhet t’u përgjigjej disa pyetjeve në lidhje me marrëdhënien me Eglin, përgjigjet e të cilave i kishte dhënë ajo më parë.
Në këtë mënyrë do të kuptohej nëse përgjigjet do të ishin të njëjta apo jo.
Sigurisht që përgjigjet e tij nuk qenë të gjitha të sakta, por momenti më epik ishte ai kur aktori nuk kujtonte këngën me të cilën identifikohet lidhja e tyre e dashurisë.
Për këtë pyetje, Egli është përgjigjur: “Justin Timberlake- Mirrors”.
Meqë Olsi nuk arriti ta kujtonte, ai tha: “Tashi jam duke menduar kë shok kam që mund të flej sonte”.
Për çfarë e kritikon më së shumti Egli partnerin e saj dhe a debatojnë me njëri-tjetrin?
Për këtë, të dy dhanë të njëjtën përgjigje: “rrëmujën dhe mospërqendrimin e tij kur ajo i flet”.
Olsi zbuloi se dhurata më e bukur që i ka bërë Egli ka qenë surpriza për ditëlindje vitin e kaluar në Durrës, ndërsa dhurata më e bukur që aktori i ka bërë asaj, është unaza e një vjetorit.
Ndër të tjera, ata treguan se vendi i tyre i preferuar i pushimeve në verë është Dhërmiu, ndërsa në dimër, Korça.