Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Po fshihet numri i viktimave”/ Hajdari: S’mund ta përdorim këtë situatë për të bërë politikë

Deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari ka reaguar lidhur me akuzat dhe përplasjet në distancë mes PD dhe qeverisë për numrin e viktimave nga koronavirusi.

Në seancën e sotme parlamentare, Hajdari bëri thirrje që kjo situatë mos të përdoret politikisht, vetëm e vetëm për të siguruar disa vota.

Sipas saj, kjo është një situatë që kërkon përgjegjësi të larta njerëzore, ndërsa shtoi se ka ardhu koha që politika të ngrihet në nivelin që i takon.

“Pandemia po bën namin. Jo vetëm njohim dikë që e ka kaluar, por njohim edhe dikë që ka humbur jetën. Kjo është një situatë që kërkon të kemi përgjegjësi të larta njerëzore dhe të zhvishemi nga kostumi politik. Dua të dënoj atë çfarë po bëhet me numrin e vdekjeve. Nga njëra anë kemi një palë që merret me pamjet në morg dhe nga ana tjetër kemi këta që thonë se shëndetësia është pasuri kombëtare që po ecën në mënyrën më të mirë të mundshme. Ne nuk mund ta përdorim këtë situatë për të bërë politikë, për të kapur një grusht votash. Duhet të ngrihemi në dinjitetin njerëzor, t’ju japim siguri, komunikim të sinqertë e transparent, s’mundet sot të qëllojmë njëri-tjetrin, të ndalim sherret. Sot duhet krijuar një lloj komiteti profesionistësh. Ju bëj thirrje të mos vazhdojmë me retorika të ashpra, pasi votën e ndëshkimit ju do e merrni më 25 prill”, tha Hajdari.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet