Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Përplasje e përgjakshme në Greqi, 4 të burgosur sulmojnë shqiptarin

Pesë persona u përfshinë në një përplasje në burgun Domokou në Greqi. Mediat greke raportojnë se 4 të dënuar sulmuan një shqiptar, 30 vjeç me sende të forta metalike dhe shkopinj.

I riu shqiptar i dënuar me burg të përjetshëm për vrasje ka dëmtime të shumta trupore.

Gjendja e tij u agravua dhe nga spitali i Lamias u transportua për në Athinë.

Aktualisht ai ndodhet në spitalin “Evangelismos” ku po trajtohet dhe është jashtë rrezikut për jetën e tij.

Autoritetet greke kanë filluar hetimet për përplasjen e përgjakshme në burg.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet