Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Përballja e Haradinajt me Millosheviçin në Hagë bën bujë në mediat serbe

Deklaratat e Ramush Haradinajt gjatë intervistës së mbrëmshme në ABC, në lidhje me përballjen me diktatorin Sllobodan Millosheviç në Hagë kanë bërë bujë në media serbe.

Alo.rs i referohet intervistës së dhënë për gazetaren Linda Karadaku duke shkruar se Haradinaj kishte zbuluar detaje nga ajo çfarë kishin folur me Millosheviçin në korridoret e gjykatës së Hagës.

“Kemi folur dy tre herë. Herën e parë nuk e njoha, e kemi parë në televizor, kostum, aty e kishte lëshuar fort, kishte rënë për tokë, kishte tuta, një jelek si të peshkatarëve me shumë xhepa, mbi ato tutat dhe më foli në anglisht. Një anglishte të lodhur, më tha a je filani? Unë nuk e dita me kë po flas dhe u ndala po e shihja, dhe tha, unë jam Milloshevici, po ishte një distancë”, i referohet media serbe Haradinajt në intervistën për ABC.

Ndërkohë, Republika.rs i referohet momentit kur Haradinaj ironizon Millosheviçin duke thënë se amerikanët kërkonin që të ndërtonin një ushtri për Kosovën të ngjashme me atë që kanë vetë.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj foli për ABC duke zbuluar detaje të pathëna nga periudha e luftës. Ai shpjegoi se si serbët e kishin sulmuar në banesën e tij dhe se si e kishin mbajtur frontin për një vit të tërë përballë fuqisë së zjarrit të ushtrisë së Millosheviçit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet