“Për të kryer vaksinën anti-Covid”, Berisha: Rama me charter 200 mijë euro drejt Abu Dhabit

Politikë
“Për të kryer vaksinën anti-Covid”, Berisha: Rama me

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar me charter privat drejt Abu Dhabit për të kryer vaksinën anti-COVID.

Ky është denoncimi që bën në Facebook ish-kryeministri Sali Berisha.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas tij, teksa citon burimet e tij nga Aeroporti i Rinasit, Rama ka fluturuar drejt Emirateve të Bashkuara Arabe me një charter privat që ka një kosto rreth 200 mijë euro.

“Një udhëtim me avion të madh si ky i Edvinit në dispozicion për në Abu Dabi shkon të paktën 200 mijë euro në një kohë kur në spitalet covid vdesin të sëmurë për mungesë oksigjeni“, shkruan ndër të tjera Berisha.

Denoncimi i plotë i Berishës:

Edvin Hajduti niset me avion te veçante per ne Abu Dabi!

Miq, burime nga Rinasi informojne se sot Edvin Hajduti eshte nisur me avion ne dispozicion per ne Emirate te Bashkuara Arabe.

Nuk dihet qellimi i ketij udhetimi te fshehte dhe pikerisht ne 1 vjetorin e termetit qe goditi rende vendin tone. Flitet se vaksinimi anticovid mund te jete arsyeja kryesore e ketij udhetimi blic pasi thuhet se neser do kthehet ne Tirane.

Miq, pavaresisht nga arsyeja e ketij udhetimi blic, une denoj me ashpersine me te madhe perdorimin nga Edvin Hajduti te avionit ne dispozicion ne vend te linjave tregtare.

Nje udhetim me avion te madh si ky i Edvinit ne dispozicion per ne Abu Dabi shkon te pakten 200 mije euro ne nje kohe kur ne spitalet covid vdesin te semure per mungese oksigjeni.

ME TE LEXUARAT