Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

PD akuza Manastirliut: Po mbulon dështimin duke ia hedhur fajin qytetarëve

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës së ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila u bëri thirrje qytetarëve që të mos shkojnë me vonesë në spitale.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, në një postim që ka bërë në rrjetet socale shkruan se dështimin nuk mund të mbulohet duke ia hedhur fajin qytetarëve dhe mjekëve.

Postimi i Plotë:

Mirë që i kanë braktisur mjekët e qytetarët në këtë betejë me një virus vdekjeprurës por edhe tallen me ta, pa pikë turpi!

Me zë e figurë ministrja e shëndetësisë paska fajësuar qytetarët që sipas saj shkokan me vonesë në spitale!!!

“Mos ejani vonë në spitale…“ ka thënë Ogerta sot në parlament”. Të mos e dijë vallë Ogerta se asnjë qytetar i prekur me Covid-19, nuk ka shansin t’i afrohet spitalit në mënyrë private, se thjesht nuk e qasin, pasi kohën e shtrimit në spital e përcakton vetëm Urgjenca Kombëtare, 127-a?
Natyrisht që këtë Ogerta e di shumë mirë! E di sepse vetë mjekët e dy spitaleve Covid ankohen për sjelljen në spital të pacientëve në gjendje të rënduar, duke sjellë bilancin fatkeq të vdekshmërisë gati 100% të pacientëve në intubim!

Se kush vendos shtrimin në spital këtë e di mirë secili nga pacientët e familjarët që ka patur atë eksperiencë të vështirë!
Të tentosh të mbulosh DESHTIMIN e plotë duke ua faturuar qytetarëve me vonesën e shtrimit në spital është tallje e pacipë me ta dhe është më së paku cnjerëzore! Por ky rregjim nuk njeh model tjetër e prandaj do shembet më 25 Prill!

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet