Pandemia rrezikon të zhdukë 25 vjet të arritjeve në barazinë gjinore

Soft
Pandemia rrezikon të zhdukë 25 vjet të arritjeve në

Pandemia e koronavirusit mund të zhdukë 25 vjet të arritjeve në fushën e barazisë gjinore, thonë të dhëna të reja globale nga agjencia e Kombeve të Bashkuara, UN Women.

Gratë po bëjnë punë shtëpiake dhe kujdes familjar dukshëm më shumë, për shkak të ndikimit të pandemisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Gjithçka për të cilën kemi punuar, e që ka marrë 25 vjet, mund të humbasë brenda një viti", thotë zëvendësdrejtorja ekzekutive e UN Women, Anita Bhatia, transmeton BBC.

Mundësitë e punësimit dhe arsimit mund të humbin, dhe gratë mund të vuajnë nga një shëndet më i dobët mendor dhe fizik.

Barra e kujdesit që ka rënë mbi gratë, paraqet një "rrezik real për t'u rikthyer në stereotipat gjinorë të viteve 1950", thotë zonja Bhatia.

Edhe para pandemisë, janë bërë vlerësime në bazë të të cilave gratë po bënin rreth tre të katërtat e 16 miliardë orëve të punës së papaguara, që bëhen çdo ditë në të gjithë botën.

Me fjalë të tjera, para koronavirusit, për çdo një orë punë të papaguar të bërë nga burrat, tre orë bëheshin nga gratë. Tani kjo shifër është më e lartë.

"Nëse ka qenë tre herë më shumë se burrat para pandemisë, unë ju siguroj që numri të paktën është dyfishuar", thotë Bhatia.

Megjithëse 38 hulumtimet e kryera nga UN Women kryesisht u përqëndruan në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, të dhënat nga vendet më të industrializuara tregojnë një pamje të ngjashme.

"Më alarmante është fakti që shumë gra në të vërtetë nuk po i rikthehen punës", tha Bhatia.

"Vetëm në muajin shtator në SHBA rreth 865,000 gra u lëshuan punën krahasuar me 200,000 burra, dhe kjo në masë të madhe mund të shpjegohet me faktin se barra e kujdesit ka rënë mbi ato, pasi nuk kishte askush tjetër përreth".

UN Women paralajmëron se efekti nga të paturit më pak gra si fuqi punëtore do të jetë i tmerrshëm jo vetëm në mirëqenien e grave, por edhe në përparimin dhe pavarësinë e tyre ekonomike.

ME TE LEXUARAT