Pandemia, mbi 42 milionë të shëruar nga COVID-19 në mbarë botën

Bota
Pandemia, mbi 42 milionë të shëruar nga COVID-19 në

Numri i të shëruarve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 42 milionë, Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë, gjithsej 42 031 578 persona në botë janë shëruar pas infektimit me virusin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në të njëjtën kohë, 3 vendet e para me numrin më të lartë të rasteve në botë, janë gjithashtu edhe vendet ku janë shëruar më shumë persona.

Numri më i madh i të shëruarve është regjistruar në Indi (8.679.138), SHBA (7.805.280) dhe Brazil (5.512.847) ndërsa më pas radhiten Rusia (1.660.419), Argjentina (1.217.284) dhe Kolumbia (1.174.959).

Ndërkaq, në Turqi, numri i të shëruarve që prej 23 nëntorit ka arritur në 385 480.

Që nga shfaqja për herë të parë në qytetin Wuhan të Kinës në dhjetor 2019, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, duke infektuar mbi 60,7 milionë njerëz dhe duke shkaktuar mbi 1 milionë e 426 mijë të vdekur.

Ndërkohë në mbarë botën janë 17 262 089 raste të cilat ende janë në trajtimin.

ME TE LEXUARAT