Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Nëna kërkon ndihmë: Kafka e kokës së djalit po ngushtohet dhe shikimi po i ikën

Vera Marku ka qenë e ftuar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan ku ka rrëfyer historinë e jetës së saj. Pas 15 vitesh martesë lindi një fëmijë të cilin e dëshironte shumë. Djali Marseli sot është 6 vjeç, por fatkeqësisht ai ka probleme me skeletin e kokës pasi vazhdimisht i ngushtohet. Djalit po i ikën shikimi në njërin sy pasi duhet ndërhyrje kirurgjikale. Kafka e kokës sa vjen e ngushtohet.

Verës i kanë thënë se kjo ndërhyrje bëhet në Shqipëri, por kushton 6 mijë e 8 qind euro. Familja nuk ka mundësi të shpëtojë fëmijën. Nëna i është drejtuar emisionit “Historia ime” sepse e sheh si të vetmen shpresë.

Mirela Milori: Ku jeton?

Vera Marku: Unë jetoj në Fushë-Mamuras por me origjinë jam nga Puka.

Mirela Milori: Sa vite ke e martuar?

Vera Marku: 21 vite.

Mirela Milori: Pas martesës një përpjekje për të sjellë në jetë një fëmijë. Pse një periudhë kaq e gjatë, çfarë ndodhi?

Vera Marku: Po sepse kishim probleme, nuk po ngelja dot shtatzënë, u drejtuam tek doktorat dhe pas 15 vitesh u bëmë me fëmijë. 15 vite përpjekje jashtë masë, strese sepse e donim një fëmijë si unë dhe bashkëshorti, por Zoti i di gjërat.

Mirela Milori: Dua të di momentin e parë kur të thanë se ishe shtatzënë.

Vera Marku: Nuk di ta përshkruaj, nga gëzimi të dalin dhe lotë, unë si person e di atë gëzim që kam kaluar kur më ka thënë doktori. Më ka marrë në telefon dhe ka qenë gëzimi më i madh në jetën time. Linda shumë para kohe, 27 javësh, kam pas dy binjakë, njëri ka vdekur pas dy ditësh, kurse djali tjetër ka ndejtur 3 muaj në inkubator.

Vera ka rrëfyer se vitin e kaluar, kur Marseli ishte 5 vjeç ka kuptuar se diçka nuk po shkon me shëndetin e tij se përveçse po i ngushtohej koka, ai kishte dhe sjellje jo normale.

Vera Marku: Zhvillimi i ka ardhur shumë normal deri në një farë kohë, sepse ky ka një zhvillim të paparë. 3 vjeç djali im ka mësuar shkronjat e alfabetit.

Mirela Milori: Kur iu shfaq problematika?

Vera Marku: Problematika më e madhe është shfaqur vjet kur ishte 5 vjeç. Ngushtimin e kokës ia vumë re, por shqetësimet filluan pas ditëlindjes së tij që mbushi 5 vjeç.

Mirela Milori: Çfarë shqetësimi i dha?

Vera Marku: Grindje, tekanjoz, nuk luante, i ngelte hatri për çdo gjë. E diskutova me bashkëshortin se diçka nuk shkonte. Mora guximin dhe shkova tek doktoresha e më tha që djalit i është mbyllur kafka shumë shpejt dhe jep shumë probleme. Ka nevojë për ndërhyrje, pavarësisht se kjo ndërhyrje duhet të bëhej më herët. Kur i bëmë skanerin, nuk doli për operacion. Më pas i bëra një rezonancë dhe doktori më tha se është për ndërhyrje që kryhet në kafke dhe në sy.

Mirela Miloti: Ngaqë kafka ngushtohet, ka prekur nervin e syrit?

Vera Marku: Po.

Mirela Milori: Ndërhyrja merret përsipër të kryhet këtu, çfarë ju kanë thënë?

Vera Marku: Po kryhet, por ka kosto 6 mijë e 800 euro. Në nuk e përballojmë dot, bashkëshorti im është pa punë, unë pa punë dhe nuk kemi mundësi.

 

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet