Moment prekës, njerëzit shpërthejnë në lot kur arkivoli i Maradonës nxirret nga ambulanca

Sport
Moment prekës, njerëzit shpërthejnë në lot kur arkivoli

Trupi i pajetë i Diego Maradonës mbërriti në pallatin presidencial në Buenos Aires (Argjentinë), ndërsa vendi është në zi kombëtare për humbjen e legjendës në moshën 60-vjeçare.

Ndërsa një turmë tifozësh që qanin u mblodhën jashtë, arkivoli i Maradonës u nxor nga ambulanca dhe u dërgua në pallat, aty ku do të qëndrojë gjatë 3 ditëve të zisë kombëtare.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndarja e parakohshme nga jeta e legjendës argjentinase Diego Armando Maradona ka prekur të gjithë botën e futbollit dhe jo vetëm.

Ikona argjentinase ndërroi jetë të mërkurën në shtëpinë e tij në Tigre, afër Buenos Airesit, pas një sulmi në zemër.

Maradona gjatë karrierës si futbollist ka luajtur për klube, si Barcelona dhe Napoli, ndërsa ishte kapiten i Argjentinës në fitimin e Kupës së Botës në vitin 1986.

Ai u bë jashtëzakonisht i njohur me golin me dorë të shënuar ndaj Anglisë në çerekfinale që u quajt si ‘Dora e Zotit’.

ME TE LEXUARAT