Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Mjeku i Sanatoriumit infektohet me COVID-19, tregon kurën që po merr në shtëpi

Mjeku i njohur pneumolog ne spitalin e Sanatoriumit, Arjan Mezini, i cili ka qenë duke trajtuar të infektuarit në spital, ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit dhe po kurohet në shtëpi.

Në një intervistë për Abc, u shpreh se beson se infeksionin nuk e ka marrë në ambientet e spitalit.

“Jam në fazën e rikuperimit. Unë e kalova. Është e pamundur ti shmangesh. Nuk besoj se e kam marrë në spital. Por kjo nuk është siguri absolute. Gjatë qëndrimit të gjatë nuk pata probleme. Besoj se mund ta kem marrë nga një burim i jashtëm”, tha ai.

Mjeku më tej thotë se virusin e kaloi në një formë të lehtë, me temperaturë dhe pak dhimbje muskolare dhe të vetmet kura që merr janë vitamina dhe ibuprofeni.

“Për një mjek nga ana psikologjike është më e lehtë. Unë kalova një formë pak më shumë se e lehta. Me temperaturë dhe dhimbje muskulore dhe djersë gjatë natës. Unë nuk ndoqa asnjë protokoll me medikamente. Përdora vetëm vitamina, dhe ibuprofen”, tha ai.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet