Mike Tyson fjalë prekëse për Maradonën: Ishe heroi im, na krahasuan bashkë
Mike Tyson, Diego Armando Maradona dhe titulli kampion bote që i lidh.
Të dy në sporte të ndryshme, por fenomenalë me atë që bënin: Tyson në ring dhe Maradona në fushën e blertë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Argjentinasi nuk jeton më dhe boksieri amerikan ka disa fjalë zemre për të thënë.
“Dora e Zotit, Maradona na la. Në vitin 1986 të dy fituam titullin kampion bote. Ata e përdorën për të na krahasuar ne të dyve”, shkruan fillimisht në Twitter Tyson, i cili edhe në moshën 54-vjeccare do të zbresë në ring javën e ardhshme.
“Ai ishte një nga heronjtë e mi dhe një mik. E respektoja shumë atë.
Do të jetë një humbje e madhe”, mbyll postimin e tij boksieri legjendar, i cili edhe ka postuar një foto ku ai shfaqet me Maradonën, futbollin që vetëm dje e kuptuam se ishte njerëzor.