Kuvendi miraton kërkesën e PS, gati ngritja e Komisionit të Posaçëm për hetimin e raportit të Dick Marty

Politikë

Kuvendi ka miratuar kërkesën e mazhorancës për ngritjen e një Komisioni të Posaçëm Hetimor, që do të hetojë raportin e Dick Marty.

Ngritja e këtij komisioni është miratuar me 83 vota pro, ndërsa 10 deputetë kanë votuar kundër dhe 10 të tjerë kanë abstenuar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Komisioni u propozua nga kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare iu bëri thirrje krerëve të grupeve parlamentare në Kuvend që të mblidhen për të zgjedhur nëntë deputetët, që do të jenë pjesë e komisionit.

Ky Komision i Posaçëm do të hetojë raportin e Dick Marty, në të cilin thuhej se në Shqipëri janë kryer krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

ME TE LEXUARAT