Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Kaos në spitalet greke, fillon transporti me avion i të sëmurëve me Covid

Mëngjesin e kësaj të enjte tre pacientë me koronavirus në Greqi janë transportuar me një avion C130, i cili u nis nga Aeroporti Elefsina për në Kavala.

Avioni ka marrë tre pacientë të sëmurë me koronavirus që po trajtoheshin në Spitalin e Dramës për ti transportuar për në Athinë.

Mediat vendase bëjne me dije se avioni ka kapacitetin për të transportuar tre pacientë, secili prej të cilëve duhet të shoqërohet nga një mjek, i cili do të jetë përgjegjës derisa pacienti të pranohet në një spital në Atikë.

Sipas raportimeve pacientët janë nga 75 deri në 76 vjeç dhe do të mjekohen në spitalet “Evangelismos”, “Attikon” dhe “Sotiria”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet