Humbi familjen nga tërmeti, Meçja bën fajtor shtetin: Erdhën shumë vonë

Aktualitet
Humbi familjen nga tërmeti, Meçja bën fajtor shtetin:

Ajet Meçja, sot 1 vit pas fatkeqësisë së tërmetit të 26 nëntorit, bën fajtorë paaftësinë e shtetit, që vajza dhe mbesa e tij, nuk jetojnë më.

“Jemi vend i papërgatitur për të mos na rënë halli. Nuk them për bashkëshorten sepse asaj i kanë rënë menjëherë sende të rënda mbi kokë që në çastin e parë, por vajzat duhet të ishin shpëtuar…”

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në një rrëfim për ABC, ai tregon se nuk do të harrojë kurrë zërin e vajzës dhe mbesës 8-vjeçare.

Nuk ka ditë që t’i kujtoj ata, është stakuar truri atje. Dëgjoja vajzën e vogël që më thërriste gjyshi… gjyshi … dëgjoja vajzën time Dienën që më thoshte babi shpëtomë, por shpëtimi nuk erdhi asnjëherë.”

Ajeti tregon edhe pengun e jetës.

“Peng e kam që përse nuk lëviza që nga banesa më herët që në tërmetin e parë.”

Ai thotë se forca e vetme që e bën të vazhdojë përpara, janë të afërmit dhe shoqëria.

“Nuk vdes dot me zor…. Është mbështetje shoqërore, miqësore, shokët e mi. Kjo ka qenë burimi i forcës.”

Tre pjesëtarët e familjes së Ajetit humbën jetën në një pallat gjashtëkatësh në qytetin e Durrësit, ku tashmë kanë mbetur vetëm rrënojat dhe gjurmët e tragjedisë.

ME TE LEXUARAT