Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Heroinë dhe një shumë parash, arrestohet adoleshenti në Durrës, si u zbulua nga policia

Policia e Durrësit ka goditur një rast të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, duke sekuestruar 11 doza heroinë dhe një sasi parash, si dhe duke arrestuar poseduesin e tyre.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, strukturat e DVP Durrës kanë konstatuar dhe goditur një tjetër rast në lagjen nr. 6, Durrës.

Në vijim të veprimeve, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës u arrestua në flagrancë shtetasi G. B., 17 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 11 doza me lëndë narkotike të dyshuar heroinë dhe 52.000 lekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet