Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Grabitje si në filma në Shkodër, hajdutët boshatisin shtëpinë, 50 mijë euro dëmi

Një shtëpi 2 katëshe në njësinë Dajç të bashkisë Shkodër është grabitur në mënyrë spektakolare.

Gjithçka u zbulua tre ditë më parë nga të afërmit e pronarit të banesës Broz Kola, i cili prej vitesh jeton në Itali bashkë me familjen.

Sipas të afërmve të familjes Kola, autorët ishin maskuar si punonjës dhe janë futur brenda oborrit me një kamionçinë ndërsa për gati një javë kanë shkuar çdo ditë duke vjedhur çdo gjë që ishte brenda.

E motra e pronarit të banesës thotë se dëmi i shkaktuar kap vlerën e 50 mijë eurove pasi shtëpia ishte arreduar me mobilje moderne.

Sipas dëshmive të banorëve, autorët kanë qenë të pa maskuar teksa kryenin grabitjen e banesës me kamion.

Policia pas njoftimit nga të afërmit ka shkuar në vendin e ngjarjes duke nisur hetimet për grabitjen si dhe ka sekuestruar disa kamera sigurie që ndodhen në zone.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet