Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Gjendja në spitalet Covid, 469 pacientë të shtruar, 15 prej tyre në gjendje të rëndë

Në tre spitalet Covid të vendit janë duke marrë kujdes shëndetësor 469 pacientë, sipas të dhënave ditore të publikuara nga ministria e Shëndetësisë.

Prej këtyre pacientëve, njoftohet se 15 janë në terapi intensive ndërsa katër të tjerë janë të intubuar.

Ndërsa, brenda 24 orëve, betejën me sëmundjen nuk mundën që ta fitonin 10 qytetarë.

Si pasojë e Covid-19, jetën e kanë humbur 3 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Gjirokastar, të moshave nga 44 në 85 vjeç.

Kurse, sa i përket rasteve të reja, brenda ditës, nga 2,174 testime të kryera, kanë rezultuar si të infektuar 656 persona.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

131 raste në Tiranë, 78 në Lezhë, 47 në Gjirokastër, 46 në Krujë, 44 në Durrës, 31 në Vlorë, 28 në Berat, 27 në Sarandë, 24 në Elbasan, nga 22 raste në Kavajë, Përmet, 18 në Kukës, nga 17 raste në Kurbin, Lushnje, nga 16 raste në Librazhd, Gramsh, 15 në Tropojë, 12 në Pukë, 11 në Malësi e Madhe, nga 7 raste në Tepelenë, Kolonjë, nga 5 raste në Mat, Bulqizë, 3 në Korçë, 2 në Dibër, nga 1 rast në Fier, Pogradec, Delvinë, Peqin, Kuçovë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet