Elbasan/ Plumba ndaj “korçarit”, arrestohet një tjetër person i shpallur në kërkim

Aktualitet
Elbasan/ Plumba ndaj “korçarit”, arrestohet një

Policia e Elbasanit ka arrestuar një tjetër person të shpallur në kërkim për përplasjen me armë gjatë ditës së djeshme në qytet.

Gjatë kësaj përplasjeje mbeti i plagosur në shpatull Ervis Ccaushllari.

Ky i fundit u arrestua dje në spitalin e Traumës ku kishte shkuar për t’u kuruar.

Ndërkohë, blutë e Elbasanit arrestuan sot një 21 vjeçar, i cili dyshohet se ka marrë pjesë në këtë përplasje, ndërsa vijon kërkimi për 25-vjeçarin Migert Qosja, që dyshohet se qëlloi ndaj Ccaushllait.

Njoftimi i plotë i policisë

Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mesditën e djeshme, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, ku gjatë një konflikti të çastit mes dy drejtues automjetesh u përdorën dhe armë zjarri, falë veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, vënia në pranga e njërit prej autorëve dhe shpallja në kërkim e një tjetër autori.

Si rezultat i veprimeve hetimore të thelluara, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, nga specialistët për Hetimin e Krimit kundër Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan u arrestuan në flagrancë shtetasit:

F. F., 21 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

E. C., 21 vjeç, banues në Librazhd, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Moskallëzim krimi”.

Gjithashtu, si rezultat i këtyre hetimeve është shpallur në kërkim policor, për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje” shtetasi A. C., 21 vjeç, banues në Elbasan. Vijon puna për kapjen e tij dhe për kapjen e autorit tjetër, shtetasi M. Q.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

ME TE LEXUARAT