Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Djali kërkon byrek me gjizë në emision, gazetarja shkrihet së qeshuri

Në studion e emisionit “Historia ime” në Tv Klan, ka qenë një nënë e quajtur Vera Marku për të rrëfyer problemet që ka me djalin e saj 6-vjeçar. Para një viti ajo vuri re se koka e djalit të saj Marselit po ngushtohej dhe sjellja e tij filloi të ndryshonte. Marseli filloi të bëhej më i grindur dhe tekanjoz. Kjo gjë i shqetësoi dy prindërit dhe e çuan për vizitë.

Mjekët i kanë thënë se kafka e tij e kokës ka filluar të ngushtohet dhe kjo do i hapë shumë probleme. Madje tani i ka prekur dhe qelizat e syve duka ia humbur kështu shikimin. Nëna në këtë emision kërkon ndihmën e të gjithëve sepse ndërhyrja kirurgjikale e djalit në kokë kushtin 6 mijë e 800 euro dhe ajo nuk është në gjendje ta paguajë për shkak të gjendjes së keqe të ekonomisë.

Moderatorja Mirela Milori i ka bërë thirrje të gjithëve që kush të ketë mundësi të kontriubojnë për Marselin dhe se emisioni do merret personalisht me mjekët e spitalit për të bërë këtë ndërhyrje.

Mirela Milori ka ftuar në studio djalin e vogël i cili ishte i buzëqeshur dhe mjaft i ëmbël. Për ta bërë të ndihet më komod Mirela i thotë gazetares që t’i japë një ëmbëlsirë djalit tek klubi i Klanit, por djali kërkon byrek me gjizë dhe akullore. Kërkesa e Marselit e ka bërë Mirelën të qeshë në studio, ku u shpreh se tek klubi i Klanit nuk ka, por do ia mundësonte këtë kërkesë.

Mirela Milori: Ti do vazhdosh me teta Erin, do rrish tek zyra ku ishe dhe nëse do diçka të ëmbël për të ngrënë do ja blejmë tek klubi i Klanit. Çfarë do ti?

Marseli: Byrek me gjizë dhe akullore.

Mirela Milori: Tani byrek me gjizë dhe akullore nuk kemi këtu, por do porosisim për Marselin (qesh). Sa i bukur është ky fëmijë kur qesh!

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet