Covid-19, nuk ndalen infektimet në shkolla, 2 mësuese “pozitive” në Berat

Aktualitet
Covid-19, nuk ndalen infektimet në shkolla, 2 mësuese

Infektimet nga Covid-19 nuk janë ndalur brenda institucioneve arsimore në Berat, ku çdo ditë janë regjistruar mësues dhe nxënës të infektuar.

Edhe sot dy mësuese të shkollave 9-vjeçare në Berat kanë rezultuar “pozitive” me Covid-19. Mësueset janë në shkollat 9-vjeçare “Mehmet Ali Vrioni” dhe “Sali Dhanaj”, ku Inspektoriati i Higjenës ka kryer mëngjesin e sotëm dezinketimim e ambjenteve brenda klasave.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mësohet se dy mësueset, pas shfaqjes së shenjave të para të infektimit, ishin prej disa ditësh të karantinuara,në pritje të përgjigjeve të tamponëve të kryer.

Sipas mjekëve epidemiologë, gjendja shëndetësore e dy mësueseve paraqitet e mirë, ndërkohë që po kryehet edhe hetimi epidemiologjik i rasteve të tyre të kontaktit.

Infektimet kanë vijuar edhe sot në një prej fasonerive që operon në Berat. Në fasonerinë “Malotex” një tjetër punonjëse është konfirmuar sot “pozitive”. Mendohet se ajo është infektuar nga koleget e saj të punës,pasi në repartin ku punonte janë konfirmuar pozitive brenda një jave 4 punonjëse.

ME TE LEXUARAT