Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Çmenduri, Maradona s’do të varroset, çfarë ka firmosur para vdekjes

Diego Armando Maradona nuk mund të largohet nga kjo botë pa një çmenduri. Argjentinasi u nda dje nga jeta, ndërkohë që në vendlindje kanë shpallur tre ditë zie.

Mijëra njerëz janë grumbulluar sot duke i bërë nderimet e fundit.

Nga Argjentina tashmë vjen një lajm i bujshëm, nga gazetari i TNT Sport, Hernan Castilla.

Ai ka zbuluar se Maradona ka firmosur letrat dhe ka miratuar që të balsamoset dhe trupi i tij të ekspozohet.

Familja e argjentinasit tashmë është njoftuar për diçka të tillë dhe është në një pozicion të vështirë, pasi duhet të marrin edhe një vendim.

Dëshirën e tij Maradona e ka firmosur dhe familjarët janë para një vendimi të madh.

Valdimir Lenini, Mao Ce Dun, Ho Çi Min dhe Kim Jong II janë disa nga personalitetet botërore që nuk janë varrosur në të shkuarën dhe trupat e tyre qëndrojnë të balsamosur në muze. Maradona ka kërkuar të njëjtën gjë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet