Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Berlini refuzon lehtësimin e kufizimeve gjatë Krishtlindjeve

Berlini ka vendosur të mos ndjekë shembullin e pjesës tjetër të Gjermanisë për të liruar kufizimet antiCOVID-19 gjatë festave të fundvitit, sipas burimeve në Senatin e kryeqytetit gjerman.

“Për shkak të numrit të lartë të infeksioneve në Berlin, Senati ka rënë dakord të mbajë kufizimet në vend gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri”, njoftuan burimet.

Kjo do të thotë se maksimumi pesë persona do të kenë mundësi të takohen gjatë pushimeve, duke përjashtuar fëmijët.

Të mërkurën, kancelarja Angela Merkel dhe udhëheqësit e 16 landeve të Gjermanisë vendosën të lehttësojnë kufizimet kundër koronavirusit të ri gjatë pushimeve të fundvitit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet