"Ambulanca deshi gjysmë ore që të mbërrinte", avokati kërkon hetim për vdekjen e Maradonës

Sport
"Ambulanca deshi gjysmë ore që të mbërrinte",

Legjenda e futbollit, Maradona u shua në moshën 60-vjecare pas një arresti kardiak.

Ish-avokati i tij dhe miku i tij i ngushtë deklaroi se duhet të nisë hetimi për vdekjen e Maradonës pasi shkak u bë një “idiotësi kriminale” pasi u desh të kalonte gjysmë ore që ambulanca të mbërrinte në shtëpinë e tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Sot është një ditë dhimbjeje e thellë, trishtimi dhe refleksioni.

Sa i përket raportit të Prokurorisë së San Isidros, është e pashpjegueshme se për 12 orë, miku im nuk pati vëmendjen apo nuk u kontrollua nga ana e personelit shëndetësor.

Ambulancës iu desh gjysmë ore për të mbërritur, ishte një idiotësi kriminale”, shkroi Matias Morla.

Morla thotë se këto fakte nuk duhet të anashkalohen dhe ai vetë do të kërkojë që ngjarja të hetohet deri në fund.

ME TE LEXUARAT