Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Amaneti i Maradonës para 15 vitesh: Në varrin tim dua të shkruhet…

Diego Armando Maradona, legjenda e futbollit botëror që u nda nga jeta një ditë më parë e ka lënë mesazhin që dëshiron t’i shkruhet mbi varrin e tij.

Në një intervistë të dhënë 15 vite më parë në emisionin “La Noche del 10” Maradona ka lënë një amanet i cili është rikthyer në vëmendje nga mediat vetëm pak orë pas ndarjes së tij nga jeta.

Maradona: Të plakesh me nipërit e mbesat e mi do të nënkuptojë tashmë një vdekje të qetë.

Intervista: Nëse do të duhej t’i thuash disa fjalë Maradonës në varreza, çfarë do t’i thuash?

Maradona: Haha, çfarë do të them?

Intervista: Ju e sollët atë temë. Unë nuk fola për vdekjen, ishe ti.

Maradona: Faleminderit që kam luajtur futboll sepse ishte sporti që më ka dhënë më shumë hare se çdo gjë tjetër.

Të luaja futboll për mua ishte si të prekja qiellin me dorë. Dhe tani që e mendoj, në gurin e varrit tim do të doja që të shkruhej: ‘Faleminderit topit”.

Intervista: Dhe çfarë do të dëshiroje ti shprehje Claudia-s, (bashkëshortes) në atë lamtumirë?

Maradona: Edhe nëse ke vdekur, unë prapë do të dua.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet