"Akuzoi Serbinë për krime lufte", ministrja serbe refuzon Gent Cakajn si "Qytetar Nderi"

Kosovë&Rajon
"Akuzoi Serbinë për krime lufte", ministrja serbe refuzon

Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëadministrimit Lokal, Marija Obradoviq ka refuzuar që ministri i Punëve të Jashtme Gent Cakaj të marrë titullin ‘Qytetar Nderi’ në Bujanoc. Vendimi u mor gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Serbisë.

“26 këshilltarë, kanë propozuar që Ministri Cakaj të shpallet “Qytetar Nderi” i Bujanocit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ata e kanë dërguar propozimin më 20 nëntor, dhe në mënyrë ligjore kanë vepruar, ku unë si ministre është dashur të nënshkruaj propozimin.

Por, unë sot kam nënshkruar vendimin me të cilin refuzohet, propozimi i Kuvendit Komunal të Bujanocit, që Ministri shqiptar, Gent Cakaj, të shpallet “Qytetar Nderi” i Bujanocit” – deklaroi Obradoviq.

Si arsyetim për refuzimin e propozimit të Bujanocit, Obradoviq deklaroi se Cakaj vazhdimisht ka akuzuar Serbinë për krime të kryera ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe se nuk mund të nënshkruajë një dokument për një ministër shqiptar që akuzon Serbinë, derisa është e vetëdijshme që ministri Cakaj, i ka ndihmuar shqiptarët për krijimin e koalicionit për zgjedhjet Parlamentare.

“Ministri Gent Cakaj, ka deklaruar se gjatë luftës në Kosovë, Serbia është përgjegjëse për vrasjen e mijëra shqiptarëve, për depërtimin e miliona shqiptarëve dhe djegien e mijëra shtëpive. ” – ka deklaruar ministrja Obradoviq si argument i refuzimit të saj.

ME TE LEXUARAT