1 vit pas tërmetit, 'ekspertët' e PD bëjnë 'bilancin' e qeverisë për rindërtimin, Shumë premtime, pak rezultate

Politikë
1 vit pas tërmetit, 'ekspertët' e PD bëjnë

Në 1 vjetorin e tërmetit të 26 nëntorit, PD po po zhvillon një komunikim me median nga ekipi që ka ndjekur nga afër procesin e rindërtimit pas kësaj tragjedie.

Në fillim të kësaj konference është mbajtur një minutë heshtje dhe më pas deputetja Dhurata Çupi ka hedhur akuza ndaj qeverisë e cila sipas saj ka harxhuar kohën duke zvarritur procedurat, për të përfituar nga fondet e rindërtimit. Sipas tyre PD gjatë këtij viti kanë bërë shumë premtime dhe pak rezultate.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Ftoj kolegët të mbajmë një moment heshtje për të gjithë ata që humbën jetën 26 nëntorin e kaluar! I paharruar qoftë kujtimi i tyre! Ky vit ka kaluar me shumë vështirësi dhe sakrifica nga të gjithë ne, por me i vështiri ka qenë për familjet që jetojnë jashtë në çadra, për mijëra familjet që nuk kanë akoma një shtëpi të tyre, pë rata që jetojnë me qera dhe për ata që jëtojnë në shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti.

Ajo që ka ndodhur gjatë këtij kanë qenë shumë premtime të qeverisë dhe fare pak rezultate. Edi Rama premtoi se shumica e qytetarëve do të kishin shtëpitë e tyre Brenda dhjetorit, pork jo nuk ka ndodhur. Edi Rama është shumë I vonuar, qeveria e tij është shumë e vonuar! Ata e harxhuan kohën duke zvarritur procedurat, në mënyrë që klientët e qeverisë të merrnin copën e tortës nga fondet e rindërtimit.

Edi Rama e harxhoi kohën e tij me llogari politike duke shtyrë qëllimisht për në mars, përpara zgjedhjeve ndërtimin e shkollave të reja dhe hyrjen në shtëpi të mbi 11 mijë familjeve të pastreha. Edi Rama sot nuk ka bilanc për rindërtimin. As ai dhe asnjë nga qeveria nuk janë në gjendje t’i përgjigjen një pyetje fare të thjeshtë: Pse nuk i mbajtën premtimet?

Pandemia nuk është justifikim. Sektori privat nuk e ndërpreu punën për ansjë moment. Kullat në Tiranë janë ngritur, vetëm shkollat e fëmijëve dhe shtëpitë e 11 mijë familjeve nuk janë ndërtuar akoma. Edi Rama e ka shpërdoruar kohën! Ai dhe qeveria e kanë patur në dorë të përfundonin, në most ë gjitha, të paktën pjesën më të madhe të rindërtimit. Edi Rama nuk e ka bërë këtë! Ka preferuar të bëjë politikë me fatkeqësinë e mijëra familjeve, siç bën politikë me pandmeinë, siç ka bërë gjithnjë për interes të pasurimit dhe pushtetit të tij personal!

Për Edi Ramën shqiptaret janë vetëm numra elektoralë. Nuk janë nëna që vuajnë, kur shohin fëmijët në të ftohtin e çadrave, nuk janë baballarë që nuk kanë mundësi të punojnë për fëmijët e tyre, nuk janë as të rinj apo fëmijë që duan të shkojnë në një shkollë të mirë. Ajo që na takon ne dhe ajo që po bëjmë sot në opozitë dhe nesër në qeveri është të luftojmë, me çdo mënyrë për të siguruar që procesi i rindërtimit të shkojë deri në fund dhe që fondet e premtuara për qytetarët të shkojnë të gjitha për nevojat e tyre", tha Çupi.

ME TE LEXUARAT