Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Von der Leyen jep lajmin e mirë: Qytetarët e parë të BE-së mund të jenë vaksinuar para fundit të…

“Komisioni Europian tani ka siguruar kontrata me gjashtë kompani. Qytetarët e parë evropianë mund të jenë vaksinuar tashmë para fundit të dhjetorit”. Kështu ka deklaruar Presidentja e KE, Ursula von der Leyen.

“Më në fund ka dritë në fund të tunelit,” tha ajo, ndërsa foli në Parlamentin Europian.

Më tej, Ursula von der Leyen shtoi se vaksinat janë shumë të rëndësishme dhe se shtetet anëtare duhet të përgatiten që tani.

“Shtetet anëtare duhet të përgatiten logjikisht për marrjen e qindra miliona dozave. Sepse kjo është bileta jonë si mënyra e vetme për të dalë nga pandemia,” tha ajo.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet