Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Vdekja e mjekut të QSUT-së, reagon Shoqata e Infermierëve: Asnjë masë mbrojtëse ndaj bluzave të bardha

Ditën e sotme një tjetër mjek ka humbur jetën si pasojë e infektimit me koronavirus. Ai është ortolaringologu i QSUT Bledi Nini, i cili ndërroi jetë në Itali, ku ishte dëguar për të marrë mjekim më të specializuar, nga ana e familjarëve të tij.

Në lidhje me këtë rast ka reaguar dhe Shoqata e Infermierëve përmes një postimi në facebook, ku krahas ngushëllimeve për të ndjerin thuhet se sërish nuk u mor asnjë masë mbrojtëse ndaj bluzave të bardha.

Postimi i plotë: Serisht humbje e madhe ne radhet e bluzave te bardha. Humb jeten nga covid 19 Dr.Bledi Nini ne moshen 48 vjeçare

Ngushellime familjes dhe kolegeve te tij… Serisht asnje mase mbrojtje ndaj bluzave te bardha… Serisht heshtje nga kushdo…

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet