U prek nga COVID-19, Skënder Gega niset drejt Turqisë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi.
“Futboll Klub Kukësi njofton se trajneri Skënder Gega ka udhëtuar mëngjesin e sotëm drejt Turqisë. Gjendja shëndetësore e trajnerit u rëndua ditët e fundit dhe për një trajtim më të specializuar për mushkëritë, ka udhëtuar drejt Stambollit.
Klubi i uron trajnerit shërim të shpejtë dhe rikthim sa më të shpejtë në krye të skuadrës”, njofton Kukësi.