Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Tronditet Elbasani, breshëri plumbash në drejtim të një mjeti

Të shtëna me armë zjarri raportohen në afërsi të stadiumit në Elbasan dhe paraprakisht dyshohet për 1 person të plagosur.

Kanë qenë disa persona që kanë qëlluar në drejtim të një makine tip “Mazda” dhe më pas ata janë larguar me shpejtësi në drejtim të paditur.

Brenda makinës në të cilën janë drejtuar plumbat kanë qenë disa persona por ende nuk dihet numri i saktë dhe gjendja e tyre shëndetësore.

Të shtënat me armë kanë ardhur pas një sherri me armë në lagjen Emin Matraxhiu.

I plagosuri është transportuar në drejtim të spitalit rajonal në Elbasan për ndihmë mjekësore.

Ndërkaq policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po mbikëqyr kamerat që ndodhet aty pranë për të zbardhur ngjarjen e plotë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet