Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Sulmi ndaj qendrës shëndetësore, Shehu: Propagandë e rrezikshme do përsëritet

Ish-deputeti i PD, Tritan Shehu ka bërë një reagim lidhur me deklaratat pas incidentit në një qendër shëndetësore ku një qytetar theu me gurë xhamin.

Shehu hedh poshtë akuzat se ky veprim është nxitur nga opozita.

Për Shehun kjo është frika nga humbja e pushtetit.

“Një propagandë e rrezikshme, që nuk njeh kufi në monstrozitetin e saj, që megjithese sot tingëllon qesharake, duhet të na kujtoje se ngjarjet mund të përseriten”, shkruan në fund të reagimit të tij ish-ministri demokrat.

Postimi i Shehut

Guri qe theu xhamin e nje Qendre Shendetesore, si bomba ne Ambasaden Sovjetike!

Vazhdojne perseri me ate gure qe theu nje xham!

Denojne opoziten, na anatemojne se keshtu kemi derdhur te gjithe urrejtjen ndaj mjekeve e personelit, mbi ate objekt shendetesor:

Na akuzojne si nxitesa, stimuluesa e ndoshta edhe deri direkt egzekutor…

Dikush tha qe edhe ate qytetar te dehur qe policia e akuzon per hedhjen e atij guri, e paska dehur dikush nga ne….qellimisht duke i paguar jo vetem rakine, por dhe mezet!

O tempera O mores!

Vite me pare u fabrikua ajo ngjarje tragjike….

Keto dite kemi kete ngjarje komike…

Por qe i bashkon te dyja “filli” i nje shterpesie ne ide, frike nga e verteta dhe nga humbja e pushtetit, instinktet e diktatures, nje propagande te rrezikeshme, qe nuk njeh kufi ne monstrozitetin e saj, qe megjithese sot tingellon qesharake, duhet te na kujtoje se ngjarjet mund te perseriten…!

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet