Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Rreng policisë, menduan se sekuestruan drogën me vlerë 1 milard dollarë, ja si u mashtruan

Policia Tailandeze menduan se sekuestruan një sasi gjigante të drogës ketaminë me vlerë tregu gati 1 miliard dollarë. Mirëpo, e gjithë kjo ka rezultuar të  “një keqkuptim”, sipas ministrit të saj të Drejtësisë.

Testet laboratorike zbuluan se substanca në fakt është fosfat trisodiumi  një përbërje që përdoret zakonisht si detergjent pluhur.

Ministri Somsak Thepsuthin foli për një “gabim teknik” gjatë testimit në terren, i cili ka çuar sipas tij në pretendimin e pasaktë fillestar. Zyrtarët vendas e kishin kapur substancën në fillim të këtij muaji dhe e deklaruan atë si konfiskimin më të madh të ketaminës në Tajlandë.

Ketamina përdoret gjerësisht si anestetik, por për shkak të efekteve të saj halucinogjene përdoret edhe nëpër festa. Kjo lloj droge e veprimit të shpejtë mund të shkaktojë dëme serioze në organizëm e rrezikon të jetë dhe fatale për individin.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet