Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Rrëfimi i dhimbshëm i Haradinajt: Si më sulmuan serbët shtëpinë dhe më vranë vëllanë

Ramush Haradinaj deklaroi sonte në emisionin “Ballkan” në “ABC” se beson te pastërtia e luftës së UÇK-së dhe se ish-luftëtarët që ndodhen në Hagë do ta provojnë një gjë të tillë, ashtu sikur ka bërë edhe ai dy herë.

“Është e padrejtë, Kosova vazhdon me dëshmuar pafajësinë, ky është një filtër i radhës, ne kemi kaluar disa filtra të drejtësisë, i pesti filtër, është i padrejtë, ngarkesë për njerëzit, familjet, vendin tonë dhe si e tillë, ngjall shqetësim të plotë, por asnjë arsye me u shqetësuar, Kosova nuk e ka pse.

Kosova ka qenë në anën e drejtës, këto procese më kanë marrë vite të jetës sime.

Kemi dëshmuar në gjykatë pastërtinë e luftës sonë, besoj te pastërtia e luftës së UÇK-së, pafajësinë e luftëtarëve të UÇK-së, lufta është luftë, tragjedi dhe besoj në drejtësi, ne nuk i ikim drejtësisë.

Ja fakti, që zbulohet varreza masive në Serbi, e shqiptarëve të pafajshëm, të pambrojtur”.

E ndërsa e cilëson vendimin e Hagës si ngarkesë të padrejtë, ai thotë se gjykata nuk duhet sulmuar, por ndjen keqardhje që nuk po zbardhen krimet kundër shqiptarëve.

“Lufta kundër gjykatës është qasje jo në rregullt e Kosovës. Si ka mundësi ne, viktima, të jemi kundër gjykatës, ne na vjen keq që nuk po zbardhen krimet. Ne kemi qenë në anën e drejtësisë duke mbrojtur njerëz të pafajshëm”.

Gjatë intervistës, ai rrëfeu plagët e marra në luftë, momentin e vrasjes së vëllait dhe sulmimit të shtëpisë nga serbët.

“Kosova vazhdon të dëshmojë pafajësinë, ky është një filtër i radhës. Ne kemi kaluar disa filtra të drejtësisë dhe të ligjit.

Vëllai im Shkëlzeni që ishte edhe krahu i djathtë i luftës për mua u vra më 16 prill 1999 në Maznik pikërisht duke provuar të ndaltë një depërtim, një ekspeditë të shthurur serbe tek disa familje që ishin të strehuar diku, i thonë një vendi, Velikobar, Bardhaniq, Velikobar.

Ne nuk kishim mundësi me ndaluar atë ofensivë, prill 1999, por ai nuk mundi me pranu faktin mos me shkuar me dalë para asaj kolone, pa përgatitje paraprake, aty është vrarë Shkëlzeni dhe të tjerët, vetëm mos me lënë forcat me mbërritur te ato familje. E tillë është gjithë përvoja jonë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet