Përplasja me armë pas konfliktit në Elbasan, zbardhet emri i autorit

Aktualitet

Të tjera detaje dalin në dritë nga ngjarja që u regjistrua më herët në Elbasan, ku një makinë u qëllua me armë zjarri.

Mësohet se objekt i këtij sulmi ka qenë Ervis Causholli, i njohur me nofkën ‘korçari’.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Çausholli është një emër i njohur për policinë në Elbasan, pasi dyshohet të jetë përfshirë në disa ngjarje kriminale.

Elbasan/ Informacion paraprak

Rreth orës 11:50 , në lagjen "Emin Matraxhiu", Elbasan, dyshohet se gjatë një konflikti është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjetit. Autori i dyshuar ka braktisur mjetin dhe është larguar. Deri në këto momente nuk ka asnjë njoftim as nga spitali dhe as nga qytetarët për ndonjë person të plagosur.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën në të cilën dyshohet se mund të jetë fshehur autori që ka qëlluar me armë zjarri.

ME TE LEXUARAT