Pandemia, Gjermania zgjat bllokimin e pjesshëm

Bota
Pandemia, Gjermania zgjat bllokimin e pjesshëm

Bllokimi i pjesshëm i Gjermanisë për të parandaluar përhapjen e COVID-19 do të zgjatet deri më 20 dhjetor, vendosën sot në mbrëmje krerët federalë dhe shtetërorë, pas një dite negociimi të çështjes.

“Megjithëse rregulloret aktuale, të cilat kanë qenë në vend për më shumë se tre javë, kanë treguar shenja të ndalimit të përhapjes së virusit, duhet më shumë kohë për të garantuar sigurinë”, tha kancelarja Angela Merkel.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Edhe një herë, ne duhet të përdorim pikat tona të forta”, shtoi ajo, duke vënë në dukje se masat e zgjatura mund të hiqen, nëse do të ketë një rënie të papritur të numrit të rasteve.

“Fatkeqësisht, kjo nuk është e parashikueshme, tani për tani”, theksoi Merkel.

ME TE LEXUARAT