Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Nxorri sekretet dhe shpërtheu çështjen “Vatileaks”, vdes mazhordomi i Papës

Ka vdekur në Romë, Paolo Gabriele, ish-mazhordomi i Papa Benediktit XVI që, me rrjedhjen e dokumenteve të rezervuara të Papës i dha jetë rastit të parë të asaj që u quajt çështja ‘Vatileaks’.

Gabriele “ndihmës i dhomës së Shenjtërisë së Tij” nga 2006, u arrestua nga Xhandërmaria e Vatikanit më 24 maj 2012 pasi u gjet në posedim të një sasie kopjesh të letrave të rezervuara të Selisë së Shenjtë, pjesa më e madhe e tyre u përdor në librin e Gianluigi Nuzzi “Shënjtëria e Tij”.

Ish- mazhordomi ndërroi jetë në 9.30 në urgjencën e “Policlinico Gemelli”, ku u shtria si pasojë e sëmundjes së tij të gjatë.

I cilësuar si “korbi”, praktikisht personi laik më i afërt i kreut të Vatikanit, u gjykua për vjedhje të rëndë të dokumenteve sekrete dhe u dënua më 6 tetor 2012 me 3 vjet burg, që më pas u shkurtuan në 1 vit e 6 muaj.

Ish-mazhordomi u fal më pas nga Papa Ratzinger, që e vizitoi në qeli më 22 dhjetor. Pas shkarkimit nga puna, Selia e Shenjtë, megjithatë e punësoi Gabriele, i martuar me tre fëmijë, në një kooperativë sociale që punonte për spitalin pediatrik Bambino Gesù, pjesë e Vatikanit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet